Rama reagon sërish për ftesën e Trump: Në Bordin e Paqes nuk janë të gjithë shtetet e OKB! Shqipëria nuk do paguajë 1 mld euro! Palestinezët s’do vijnë këtu! Mllef i injorancës dhe ligësisë

Jan 18, 2026 | 11:42

Kryeministri Edi Rama reagoi serish ndaj lajmeve mediatike lidhur me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Bordin e Paqes në Gaza.

rama trump

Rama i quajti “gënjeshtra” raportimet se Shqipëria nuk është ftuar, se do të paguajë 1 miliard euro apo se palestinezët do të vijnë në vend. Ai theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë është një nder ndërkombëtar dhe dëshmi e respektit që vendi gëzon globalisht.

“Këto janë tenxhere politike e mediatike që vetëm lehin, ndërsa karvani i Shqipërisë së re ecën përpara,” shkroi Rama, duke theksuar se prioriteti i tij mbetet besimi i shqiptarëve dhe respekti ndërkombëtar.


Reagimi i Ramës në X:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! 🌪️Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB ❌GËNJESHTËR 🌪️Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO ❌GËNJESHTËR 🌪️Palestinezët do të vijnë në Shqipëri ❌GËNJESHTËR E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani

© Panorama.al

Te lidhura