Ish-deputeti opozitar Lefter Maliqi tha sot nga studio e televizionit News24 se Rama dhe deputetët e tij kanë frikë nga revolta popullore, nga mielli dhe veza, ndaj edhe po ruhen, teksa tentojnë të korruptojnë dhe përçajnë lëvizjen, por pa sukses.
Ai shprehu bindjen se protesta jo vetëm nuk do dështonte dhe shuhej, por do të hynte në historinë e Shqipërisë.
“Protestuesit kanë të drejtë. Edhe neesër do ketë protestë te Parlamenti, ata i ka zënë frika nga mielli dhe veza. Pse ka frikë Edi Rama, pse mbrojhet me eskortë, pse nuk e jep dorëheqjen. Protesta do futet në histori, ndryshimi do të ndodhë. PD të zbresë sa më parë në bazë bashkë me opozitën se po afrojnë zgjedhjet lokale. Me qëllim që të goditet krimi, koprrupsioni dhe oligarkët”, u shpreh Maliqi.
Më tej ai shtoi se Rama nuk do arrijë dot ta shkrijë protestën, edhe pse përdor metoda si Vuçiç apo Putin, apo përpiqet të korruptojë ata në shesh.
“Kjo protestë nuk shkon drejt shkrirjes, sepse nëse do të shkrihej do të kishte ndodhur. Në vjeshtë shoh një forcim me opozitën dhe diasporën. Rama mundohet t’i korruptojë dhe joshë, por nuk po ia del dot. Kemi parë dorëheqje në radhët e policisë dhe administratës. Kemi parë ndryshime në PS, nga Spiropali. Shqipëria e re është me kod tjetër zgjedhor, referendum dhe ndryshime kushtetuese. Rama përdori të gjitha metodat si Putin dhe Vuçiç, shpopullimin, mbjelljen e Shqipërisë me drogë, PPP, tunelet, AKSHI-n, me vendime kolektive në PS, duke ndryshuar marrëveshjen e 5 qershorit për të bërë marrëveshjen me të huajt për të përçarë PS. Rama nuk ikën me paqe ai kërkon ose gjakderdhje ose largohet me urdhër të DASH apo veprime të SPAK-ut”, tha Maliqi.
Maliqi nënvizoi se kishte depozituar shumë denoncime për abuzim dhe korrupsion të zyrtarëve në SPAK, por ishte skeptik për hetimet e deritanishme, teksa nxiti drejtësinë të vijonte goditjet.
“Jam i pabesueshëm ndaj SPAK-ut sepse kam bërë 11 kallëzime dhe disa të tjera i kemi gati. Janë 4.3 milionë euro për këngëtarin pa garë, 4.3 milionë euro për ujësjellësin e Sinecit në zonë të mbrojtur në tokën e Gramshit dhe jo të Kuçovës, nuk ka ujë dhe SPAK-u bën ping pong me Prokurorinë e Beratit. Tenderi i pastrimit në Kuçovë, qyteti është i humbur plot me qen dhe plehra, muzeu është si gërmadhë”,tha ai.
© Panorama.al












