Në ditën e 50-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë shpalosur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe thirrje për ndryshim, duke theksuar se do të vijojnë qëndrimin e tyre.
Në disa prej pankartave, të shkruara edhe në gjuhë të huaja, përcillen mesazhet e qarta për rezistencë dhe vazhdim të protestës deri në rrëzimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“50 ditë. Ne jemi ende këtu, Nuk po largohemi” “50 ditë, 50 ditë më afër ndryshimit”, “50 ditë rezistencë kundër korrupsionit”, “Dita 50: Shqipëria nuk është një resort privat”, “Ju erdhi fundi!””, janë disa nga mesazhet që qytetarët kanë përcjellë nga sheshi.
© Panorama.al
















