Me frazën “puna ime ka mbaruar”, Keir Starmer mbajti fjalimin e tij të fundit si Kryeministër britanik jashtë Downing Street, pak para se t’ia dorëzonte zyrtarisht pushtetin pasardhësit të tij, Andy Burnham.
Kryeministri në largim dha një përshkrim të shkurtër të udhëtimit të tij politik, duke kujtuar se në vitet që udhëhoqi Partinë Laburiste, ai arriti ta transformonte partinë nga disfata e saj historike në vitin 2019 në një forcë për pushtet, duke e çuar atë drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e vitit 2024.
Siç deklaroi ai, marrja e detyrës së kryeministrit ishte nderi më i madh i jetës së tij, duke shprehur bindjen se Britania është më e fortë dhe më e drejtë sot sesa ishte dy vjet më parë.
“Ka qenë privilegji i jetës sime t’ju shërbej juve dhe këtij vendi të madh si kryeministër, dhe jam i bindur se Britania tani është më e fortë dhe më e drejtë sesa ishte dy vjet më parë.”, tha ai.
Më pas ai shkoi në Pallatin e Buckinghamit, ku i dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen Mbretit Charles.
“Sir Keir Starmer pati një audienë me Mbretin këtë mëngjes dhe paraqiti dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit, të cilën Madhëria e Tij e pranoi me kënaqësi. Zoti Starmer u prit gjithashtu nga Mbreti.”, tha Pallati në një deklaratë.













