Nga Rama, Balluku e Berisha, protestuesi: Kjo protestë do të qëndrojë deri sa të formohet qeveria jonë e re! Do ta bëjmë Shqipërinë e re me pasuritë që do t’ju sekuestrojmë

Jul 19, 2026 | 20:26

Një protestues ka deklaruar se qëndresa e qytetarëve do të vijojë deri në krijimin e një qeverie të re dhe Shqipërie të re, të ngritur sipas tij me pasuritë që do t’ju sekuestrohen zyrtarëve të lartë.

” I them këtij palloshit (Edi Ramës), ne do të bëjmë qeverinë tonë, do të të sekuestrojmë ty, Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Argita Berishën, Ballukun, të gjithë ju hajdutët që keni grabitur vendin, dhe do ta bëjmë Shqipërinë e re me pasuritë tuaja”, tha ai.

Protestuesi iu drejtua edhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke deklaruar se qeveria e ardhshme, sipas tij, do të sjellë ndryshime që do e çudisin.

 

Protestuesi: Kjo protestë do të qëndrojë deri sa të formohet qeveria jonë e re, për Shqipërinë e re. I them këtij palloshit (Edi Ramës) që ky është një frikacak, hajdut dhe dredharak. Na thotë se si do ta bëjmë.

I them që ne do të bëjmë qeverinë tonë, do të të sekuestrojmë ty, Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Argita Berishën, Ballukun, të gjithë ju hajdutët që keni grabitur vendin, dhe do ta bëjmë Shqipërinë e re me pasuritë tuaja.

Edhe një mesazh Ulsi Manjës, do të jetë ajo qeveri që do të të çudisë. Do të ta tregojmë ty, edhe sheshin, edhe përsheshin.

© Panorama.al

Te lidhura