Protesta qytetare zhvendoset nesër para Kuvendit, aktivisti: T’i tregojmë Parlamentit se nuk na përfaqëson

Jul 19, 2026 | 19:50

Protesta qytetare do të zhvendoset nesër me datë 20 korrik përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën ditë kur gjatë paradites do të zhvillohet seanca plenare.

protesta para parlamentit rama ne kosh berisha ne kosh (13)

Gjatë grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, një nga aktivistët deklaroi për News24 se qëllimi i protestës është t’u përcillet deputetëve mesazhi se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nga Parlamenti aktual.

Sipas tij, veç protestës se 20 korrikut, do të zhvillohet edhe nje tubim tjetër më 23 korrikut, e cila pritet të jetë seanca e fundit e këtij sesioni. Sipas protestuesit kjo do të jetë një tjetër formë e reagimit qytetar, pas javësh të tëra rezistence në rrugët e Tiranës.

“Në datë 20 korrik dhe 23 korrik protestat do të jene paradite. T’i tregojmë parlamentit që nuk na përfaqësojnë dhe që nuk jemi të kënaqur me punën që ata bëjnë. Në ditët e ardhshme kemi përgatitur disa gjëra interesante.

Studentët distancohen kategorikisht nga Kuvendi që ka dalë nga protesta, nuk e di si mund ta quajnë veten përfaqësues, kur shumica e protestuesve nuk i mbështet”, tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura