Edhe Vangjel Dule është përballur me protestuesit që janë mbledhur përpara Kuvendit, ndërsa zhvillohet seanca plenare.
Kreu i PBDNJ-së shihet teksa po hyn në këmbë brenda institucionit, ndërsa qytetarët i drejtohen duke e cilësuar si hajdut.
“O hajdut me syze”, iu drejtuan ata.
Ndërkohë, po ashtu “pre” e sulmit me vezë dhe domate kanë rënë edhe persona të tjerë që duket se nuk janë ligjvënës, të cilët po hynin në Kuvend.
Një grua përpiqet të pastrojë pantallonat që iu bënë pis.












