Rama pas mikpritjes nga Mbreti Filipe: ‘Kongresi Botëror i Ligjit’ do të sjellë në Tiranë mbi 3 mijë juristë nga e gjithë bota

Feb 7, 2025 | 12:52

Kryeministri Edi Rama, pas mikpritjes në Pallatin Mbretëror Zarzuela, është shprehur se ishte në nder të Shqipërisë organizuar nga mbreti Filipe, , me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.

rama

Kjo pritje u bë para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë.

Rama shprehet se kongresi do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.

 


View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Postimi i Ramës:

Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.

© Panorama.al

Te lidhura