Rama në njësinë 9: Llogari qeverisë më 8 maj

Apr 19, 2011 | 12:02

TIRANË- Kryebashkiaku Edi Rama, në garë për mandatin e katërt në Tiranë është ndaluar sot në minibashkinë numër 9 në kuadër të fushatës elektorale. Në takimin me banorë të zonës, Rama ka ftuar gjithë qyetetarët të shkojnë masivisht në votim në 8 maj, pasi vota e tyre është një kërkesë llogarie për qeverinë.

“Më 8 maj të shkojmë të gjithë në votim dhe t’i kërkojmë llogari qeverisë për cmimet e larta dhe pensionet e ulëta. Më 8 maj të dalim masivisht në votime për t’i dhënë të ardhme vendit”, iu drejtua rama të pranishmëve.

Spas tij, qeveria duhet të japë llogari për gjendjen e mjerë në të cilën ka zhytyr vendin. Rama ka akuzuar qeverinë për korrupsion, për papunësinë e të rinjve që është bërë shumë shqetësuese dhe për fushatën që shkon në krejt tjetër linjë të rivalit të tij demokrat, Lulzim Basha.

“Kanali i korrupsionit vijon të thithë lekë, ndërkohë që bashkia e Tiranës ka transformuar rrugët, ndricimin dhe gjelbërimin”, tha Rama, duke kërkuar votën e kryeqytetasve.

© Panorama.al

Te lidhura