TEPELENË-Kreu i PS-së, Edi Rama ka hapur fushatën në Tepelenë, duke ftuar banorët që me votën e tyre të ndëshkojnë qeverinë që sipas tij e la vendin në mjerim e kërkon t’i vjedhë votën, për ta rrënuar më tej. Rama ka deklaruar se kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Termet Peci në garë për bashkinë, është zgjidhja për problemet që kanë sot banorët e zonës.
Duke i bërë thirrje qyetetarëve të votojnë atë si alternativën më të mirë, Rama ka theksuar se do të jetë vota e qytetarëve ajo që më 9 maj të nxjerrë të papunë Berishën.
Ai ka lëshuar akuza në drejtim të keqqeverisjes, si një pushtet që mendon vetëm për vete dhe oborrin dhe lë në mjerim shqiptarët, që nuk janë pjesë e oborrit.
Rama ka numëruar problemet që rëndojnë sot mbi cdo familje, ndërsa ka thënë se vendi vuan aktualisht nga një krizë e thellë, jo vetëm ekonomike, por edhe politike. “Data 8 maj është disa e demonstratës popullore”- ka thënë Rama, duke shtuar se i duhet dhënë një mundësi Saliut të jetë i papunë.
© Panorama.al











