Rama: Modeli i tyre s’ka të krahasuar me tonin

Apr 26, 2011 | 19:47

TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama prezantoi sot kandidatin e zonës numer 7, njohur si “Fusha e Aviacionit” , Erion Koka. Kryebashkiaku në fjalën e tij, theksoi se modeli i tyre nuk ka të krahasur me modelin e maxhorancës.

“Le të na tregojnë një qytet ku ata kanë sjellë transformime që të mund të krahasohen me ne, që të guxojnë tu thonë qytetarëve ja pse duhet të votojnë për ta. Të na tregojnë një komunë të vetme ku mund të na thonë ja se si dinë ata të realizojnë planet e zhvillimit, planet urbanistike, etj.”- tha kryebashkiaku.

Rama i ftoi qytetarët që më 8 maj është dita për të marrë hak, në raport me një qeveri e cila ka premtuar gjithçka, dhe e vetmja gjë që ka bërë është se ka përfituar gjithçka. Shqiptarët kanë humbur në gjithcka, tha ai.

Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, kandidat për një mandat të 4-t për këtë Bashki,  Tirana është qyteti i çdo shqiptari.

© Panorama.al

Te lidhura