Rama:Maxhoranca,e kalbur.Populli, s’gënjehet më

Apr 27, 2011 | 12:06

TIRANË- Fushatë presioni e ka quajtur kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëherësh lideri i PS-së, fushatën që është duke bërë maxhoranca.

Gjatë takimit të sotëm me banorët e njësisë numër 5 në Tiranë, Rama, në garë për mandatin e katërt ka akuzuar “Aleancën për qytetarin”, si një aleancë e kalbur moralisht, duke shtuar se ajo e ka të pamundur të mbajë premtimet.

“Aleanca për qytetarin” është e kalbur moralisht. Ajo e di që populli nuk gënjehet më” tha Rama. Sipas tij, ky koalicion e ka të pamundur t`ia dalë në mënyrë tjetër përveç duke përdorur presionet.

Rama, duke kërkuar votën dhe mbështetjen e banorëve, ka nënvizuar faktin se qytetarët nuk mund të gënjehen më me të tilla premtime, e nuk mund të mposhten as përballë presioneve.

© Panorama.al

Te lidhura