Luçiana Kokaj aktivistja dhe banorja e Rrjollit gjatë fjalës së saj në protestën qytetare, e cilësoi qëndresën e protestuesve si historike, duke theksuar se karakteri paqësor i saj ka shqetësuar qeverinë.
Kokaj deklaroi gjithashtu se protesta i ka prishur gjumin qeverisë dhe se gëzon mbështetje ndërkombëtare.
Ajo kërkoi anulimin e ligjeve që bien ndesh me interesat e shqiptarëve dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje: “Rama, jep dorëheqjen, merre Saliun me vete.”
“Qëndresa jonë është historike dhe kjo qëndrese kaq e bukur dhe kaq paqësorë është ajo që i ka prishur gjumin qeverisë. Ne do vazhdojmë çdo ditë e më shumë. Ndërkombëtarët janë me ne, disa prej tyre janë disa mes nesh, disa do vijnë në ditët në vazhdim. Kjo është një mbështetje e madhe. Por edhe në duhet të mbështesim ato vendime që PE ka marrë për ne. Do ti thërrasim shumë fort anulimit të ligjeve dhe dorëheqjes. Rama jepe dorëheqjen, merre Saliun me vetë”, tha Kokaj.
© Panorama.al











