Rama inspekton punimet në “Bulevardin e Palmave dhe Agrumeve” në Vlorë: Projekti shton gjelbërimin dhe hijeshon panoramën e qytetit

Mar 23, 2025 | 15:49

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në Vlorë punimet te Bulevardi i Palmave dhe Agrumeve, për të cilin tha se është  një projekt që shton gjelbërimin dhe hijeshon panoramën e qytetit.

rama vlore

Rama vlerësoi punën e bërë dhe sugjeroi lidhur me disa detaje të mobilimit urban, në mënyrë që rruga të jetë sa më funksionale.

Ai theksoi ndër të tjera se me përfundimin e rrugës do të rritet ndjeshëm vlera bizneseve të asaj zone.

WhatsApp Image 2025-03-23 at 15.24.18

Ndërkohë Drejtori i FShZh Dritan Agolli tha; “Kjo do jetë dhe rrugë kalimi dhe rrugë pedonale këmbësorësh duke qenë se është zgjeruar. Logjika e kësaj është logjikë e bulevardit pratikisht të Vlorës, duke i dhënë më shumë aksesibilitet këmbësorëve.”

WhatsApp Image 2025-03-23 at 15.23.58

© Panorama.al

Te lidhura