“Rama ik”/ Demokrati i ndërpret fjalimin Ramës, kryeministri: Po po…! Zë i mbytur në kënetë. Unë me të gjithë ju këtu, ai tek pullë! Na duhet një hudhër

Apr 15, 2025 | 19:06

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me të rinjtë e Kamzës, por u përball me një demokrat, i cili i ndërpreu fjalimin duke thënë “Rama ik”.

edi rama 1 - Copy

Kryeministri, i cili e kaloi me sportivitet, u përgjigj: Po po do iki!

Rama tha se personi qe thirri “Rama ik” eshte nje hudhër për te mos rene më sy.

“Në këto raste na duhet një hudhër, edhe sikur të mos na vijë duhet ta sajojmë. Shumë faleminderit për solidaritetin, por  unë do shqetësohesha sikur të mbaronte gjithë kjo dhe të mos dilte ai zëri i të mbyturit në kënetë që thotë…ai duke u mbytur thotë Rama ik. Unë këtu me ju ai tek pullë”, tha kryeministri Rama.

© Panorama.al

Te lidhura