“Rama është besëprerë, të mbajë përgjegjësi për dështimin”- Aktivisti i përgjigjet kryeministrit: Edhe zonjën e moshuar u përpoq ta përdorte! Nëse donte të na dëgjonte…

Jul 24, 2026 | 20:03

Qytetarët u mblodhën sërish sot në shesh, në ditën e 55-të të rezistencës për rrëzimin e qeverisë dhe klasës së vjetër politike.

Një i ri aktivist dhe protestues, tha nga sheshi për “News24”, tha se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë që qytetarët nuk i besojnë më dhe se është treguar “besëprerë”.

Ai iu përgjigj kreut të ekzekutivit për fjalimin e mbajtur sot në mbledhjen e grupit të PS, duke thënë se përdori edhe zonjën e moshuar me fëmijën e saj me spektër autik.

“Nëse Edi Rama donte të na dëgjonte nuk do priste 55 ditë, nuk do na kishte sharë. Por kërkon të manipulojë. Edhe zonjën e moshuar u përpoq që ta përdorte”, tha ai.

i riu

Më tej, teksa foli për keqqeverisjen, i riu kërkoi që Rama të mbante përgjegjësi për dështimet e tij.

“Në vend që të mbajë përgjegjësi për dështimin e qeverisë, ai vazhdon të bëjë përpjekje të ulëta. 35 vite e njëjta këngë”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura