“Rama e paketoi Erionin”-Berisha: U tha deputetëve mos guxoni ta mbroni se atje do shkoni! Tre ditë më parë kërkonte votat e PD për të shkrirë SPAK!

Mar 4, 2025 | 13:13

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një deklarate për media, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se “pasi paketoi Erion Veliajn, u tha deputetëve mos guxoni ta mbroni se atje do të shkoni.”

Ndër të tjera ai u shpreh se, Rama “tre ditë më parë kërkonte votat e PD për ta shkrirë dhe për ta zhdukur SPAK, tani e përdor atë si kamxhik ndaj kandidatëve të tij”.

“Imagjinoni padrinon në bodrumin e tij, që nuk dini asnjëri prej jush se kush kandidon në këtë qark apo atë qark sepse listat po bëhen nga organizatat e tjera kriminale.

Ka një panik, ka një tmerr në radhët e partisë së krimit.

Dje Edi Rama, pasi e paketoi Erion Veliajn, u tha mos guxoni ta mbroni se atje do të shkoni.

Çfarë ishte ajo deklaratë dje? A nuk tregoi se ai është në harmoni të plotë me Spakun?

Tre ditë më parë kërkonte votat e PD për ta shkrirë dhe për ta zhdukur, tani e përdor atë si kamxhik ndaj kandidatëve të tij”, tha Berisha.

LEXO EDHE: PD firmosi koalicion me 25 parti, Rama ironizon Berishën dhe aleatët demokratë: Fronti i Noc Rrokut!

© Panorama.al

Te lidhura