TIRANË- Pas akuzave të kreut të qeverisë, Sali Berisha lëshuar sot gjatë vizitës së tij në Berat, ka reaguar lideri i opozitës, Edi Rama. Reagimi si shumë herë të tjera së fundi ka ardhur përmes rrjetit social Tëitter.
“Jo Sali, ti gënjen! Do heqim taksën e bukës, qumështit, vezëve, ilaçeve, jo TVSH e produkteve të tokës në fshat”- shkruan Rama, duke iu referuar deklaratës së Berëishës se PS propozon heqjen e TVSH për produktet bujqësore, duke e akuzuar atë për interesat e veta në këtë propozim.
“Fshatit do t’i heqim TVSH e imputeve bujqësore, sepse fshati po mbytet dhe s’e shpëtojnë dot shiritat e inaugurimeve”- shkruan Rama.











