Qarku Shkodër blu/ Hyn në Kuvend edhe Bardh Spahia i PD, mbetet jashtë Edona Bilali e PS! PSD siguron dy vende, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo

May 15, 2025 | 10:25

Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet duke siguruar 5 mandate, në këtë mënyrë në Kuvend do të hyjnë 5 kandidatë, Luciano Boci, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj dhe Bardh Spahia, i cili është nga lista e hapur dhe nga numërimi i votave preferenciale ka marrë 9414 vota.

Screenshot_16

Forcë e dytë në këtë qark, është renditur Partia Socialiste, e cila ka marrë 4 mandate duke futur në Kuvend vetëm listën e mbyllur që përbëhej nga Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Cela dhe Bujar Rexha.

Screenshot_17

Jashtë Kuvendit ka mbetur kandidatja e listës së hapur, Edona Bilali dhe Shkëlqim Sterkaj, pavarësisht se kanë marrë goxha mbështetje nga votat preferenciale.

Ndërkohë forcë e tretë është renditur Partia Social Demokrate, duke siguruar dy mandate. Konkretisht deputetë të PSD-së nga ky qark, do të jenë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

shkoderpsd

© Panorama.al

Te lidhura