Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë, momenti i përplasjes së dy makinave, biçikleta ku udhëtonte 50-vjeçari që ndërroi jetë ‘fluturon’ në ajër

May 21, 2026 | 9:13

Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, kur për pasojë një 50-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë ndërroi jetë.

Siç shihet në pamjet nga kamerat e sigurisë, aksidenti ka ndodhur në orën 7:55. Një person me biçikletë shihet që po ecën në anë të rrugës, ndërsa paralel me të edhe një furgon, më pas ndodh edhe përplasja fatale me një makinë që vinte përballë.

Mësohet se automjeti tjetër i përfshirë në aksident, një Benz ka qenë në korsi të kundërt pasi ka bërë parakalim dhe janë përplasur kokë më kokë.

Përplasja tepër e fortë çoi në humbjen e jetës së personit që ishte në biçikletë dhe plagosjen dy shoferët e makinave Adnand Galica dhe Fatbardh Lishi, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LEXO EDHE:  Aksident me vdekje në Shkodër, humb jetën një 50-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura