PS “rrëmben” 3 mandate në Dibër, PD 2! Ish-kryebashkiaku hyn në Parlament si më i votuari! Demokrati Xhemal Gjunkshi mbetet jashtë

May 14, 2025 | 16:48

Në qarkun e Dibrës Partia Socialiste arriti të marrë tre mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike dy.

dibra

Sipas të dhënave përfundimtare të përpunuara nga KQZ, PS mori 32146 vota ose 56.19 %, ndërsa PD 21790 vota ose 38.09 %.

Nga Partia Socialiste Blendi Klosi dhe Alma Selami janë futur automatikisht, pasi janë pjesë e listës së mbyllur, ndërsa ish kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj futet në Parlament si më i votuari në Dibër me 12616 vota.

Screenshot_1

Ndërsa nga radhët e Partisë Demokratike janë futur vetëm Xhelal Mziu dhe Denisa Vata. Ish deputeti Xhemal Gjunkshi ka mbetur jashtë Parlamentit, pasi nuk ka marrë votat e mjaftueshme. Ai ka grumbulluar në total 5693 vota.

Screenshot_2

© Panorama.al

Te lidhura