PS padi lëvizjes “Zgjohu”: Hetim financimit

Apr 5, 2011 | 12:31

TIRANË- Partia Socialiste ka depozitur në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj lëvizjes “Zgjohu”. Padia është dorëzuar sot nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili pas daljes nga Prokuroria ka deklaruar se kërkon në emër të PS hetimin e burimit të financimit të kësaj lëvizjeje. Kjo lëvizje është vënë në qendër të akuzave të PS-së për reklamat që transmeton në një sërë mediash vizive kundër kreut aktual të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëherësh lideri i opozitës. Sipas Ballës, reklama të tilla nuk bëjnë gjë tjetër vecse përhapin gjuhën e urrejtjes.

Balla ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë se kush qëndron pas kësaj lëvizjeje dhe kush i financon të tilla reklama anti opozitë.

Sipas tij, vetëm gjatë muajit të shkuar kjo lëvizje ka shpenzuar së paku 500 milionë lekë, që Balla i cilëson të dyshimta.

© Panorama.al

Te lidhura