TIRANE- Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj, ne hapje te tryezes per reformen ne drejtesi iniciuar nga PS-ja e ka cilesuar takimin vullnet te forces qe perfaqeson për të ofruar kontributin ndaj sfidës që ka sistemi i drejtësisë me qëllim dhe ky funksion të jetë pjesë e një shoqërie që synon të jetë europiane.
Ne tryeze bie ne sy mungesa e perfaqesuesve te maxhorances, me perjashtim te perfaqesuesit te grupit te LSI-se, Lefter Koka.
“Refuzimi i statusit per vend kandidat per te dyten here është dështim i të gjithëve dhe përgjegjësia është konkrete. Ne e kemi hedhur hapin tonë, kemi bërë reflektim të parë, duke gjykuar për atë që do vijë, ne kemi propozuar pakt për Shqipërinë si gjithë Europa”- tha ai gjate fjales se tij.
Sipas Xhafajt, sistemi i drejtësisë përfshin një sërë rekomandimesh për integrimin, kjo jo si lëvizje në vetvete, por si shprehje e rëndësisë së sistemit për shtetin e së drejtës. “Kjo është sfidë për qeverinë, por edhe opozitën”- tha ai, duke ftuar te pranishmit qe materialin e PS ta konsiderojne si material pune.
Ai ka garantuar se do vlerësohen të gjitha idetë, nëse ka cështje të tjera që kërkojnë vëmendje apo nëse materiali i paraqitur është qasja e drejtë.
“Drejtësia është përgjegjësja kryesore për situatën ku ndodhemi. Tryeza jonë synon të sjellë mesazhin e rëndësishëm se kontributi i gjithkujt është i nevojshëm, i pranueshëm dhe i lavdërueshëm. Ne deputetë të PS, jemi ketu për të qenë mirkuptues ndaj sugjerimeve tuaja”- tha ai.
Mesditen e sotme, Partia Socialiste nisi tryezen per reformen ne drejtesi me teme “Drejtesia ne sfiden e integrimit, reflektim mbi rekomandimet e raport progresit te BE-se”.
Per kete tryeze nisme e grupit parlamentar te PS-se, anëtarë të Komisionit të Ligjeve u eshte derguar ftese edhe krereve te maxhorances. Në ftesën e PS-së, qe mban firmen e nenkryetarit te komisionit Parlamentar te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, thirren kryeministri njëherazi dhe kreu i PD-së Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit njeherazi nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, kreu i grupit Parlamentar Astrit Patozi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili.
Ne ftese saktesohet se prezantimi i qellimit te tryezes do te behet per 30 minuta dhe pastaj per 60 minuta do te jene diskutime te lira. Ne fund, nje 15 minutesh i eshte rezervuar permbledhjes se gjithe konkluzioneve te dala nga takimi.
Nderkaq, burime nga PD-ja kane bere me dije fill pas fteses se nuk do te jene te pranishem ne takim, pasi e konsiderojne nje aktivitet partiak dhe te njeanshem.
Kurse kreu i qeverise nuk mund te jete i pranishem pasi ne axhenden e tij ka te parashikuar nje vizite ne Tropoje, ne kuader te inaugurimit te akseve rrugore.
© Panorama.al











