Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra ka komentuar sloganin “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, në protestat e fundit për projektin në Zvërnec dhe kërkesat për dorëheqjen e tij, duke e cilësuar si një shprehje që, sipas tij, nxit dhunë.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” është një parullë që ka qenë parulla që frymëzonte dhunën dhe frymëzonte atë hata që i ndodhi një vendi aq të madh dhe me aq shumë tragjedi si Gjermania”, tha ai.
Më tej Rama tha se “çfarë do të na ndodhte ne shqiptarëve nëse shqiptarët do të thoshin “Italia është e italianëve, ikni andej nga keni ardhur”, sikur Greqia të thoshte “Greqia është e grekëve, ikni andej nga keni ardhur”, e kështu me radhë?”.
Rama nga Shkodra: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” është një parullë që ka qenë parulla që frymëzonte dhunën dhe frymëzonte atë hata që i ndodhi një vendi aq të madh dhe me aq shumë tragjedi si Gjermania.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” është diçka që sot të çon realisht lëkurën dhe ta bën mishin kokërr. Sepse çfarë do të na ndodhte ne shqiptarëve nëse shqiptarët do të thoshin “Italia është e italianëve, ikni andej nga keni ardhur”, sikur Greqia të thoshte “Greqia është e grekëve, ikni andej nga keni ardhur”, e kështu me radhë?Dhe ky lloj qameti i ka ndodhur botës, nuk është diçka e re. Pastaj kulmi vjen kur na quajnë ne shkatërrimtarë.
Më thonë se atje kanë dalë edhe njerëz që janë tanët, njerëz që votojnë për ne, vajza dhe djem të familjeve që votojnë PS-në, por çfarë bëjnë akoma sot? Mbrojnë Shqipërinë nga unë, nga ju dhe nga PS? Mbrojnë natyrën nga unë, nga ju dhe nga PS?
Po ne kemi me vete një histori 10-vjeçare e pak më shumë të luftës për të mbrojtur natyrën nga ata që ishin rreziku më i madh i saj. Ne nuk jemi shkatërrimtarët, ne jemi shpëtimtarët, sepse duket një fjalë e madhe dhe e tepruar, por po të kishin gojën të flisnin flamingot që këta po u dalin për zot, do tregonin historinë e tyre të hidhur.
Janë zogj shtegtarë, nuk kanë një habitat të përhershëm në Shqipëri. Do tregonin historinë e hidhur se si ata nuk vinin në Shqipëri sepse i priste çifti me pushkë, të atyre që bënin stërvitje për të marrë shenjë dhe për të vrarë zogj.
Sikur pelikani kaçurrel të çohej dhe të tregonte historinë me okarin kombëtare të Divjakës, atëherë do u tregonte të gjithëve se sot pelikani kaçurrel është një specie e mbrojtur dhe shtohet në Shqipëri, ndërkohë që përpara ndalimit të gjuetisë edhe pelikani kaçurrel ishte në shënjestër.
© Panorama.al












