Nuk kanë munguar as sot në protestë ironitë me pankarta, thirrje e parulla ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ajo që ra në sy ishte edhe për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, e akuzuar dhe pandehur nga SPAK-GJKKO për korrupsion dhe abuzim me detyrën.
Memet dhe pankartat ironike që vënë në lojë kastën politike, kryeministrin Edi Ramna dhe qeverinë e tij, kanë qenë bukuria e protestës masive që janë sot në ditët e 9.
Prej 9 ditësh sheshi para Kryeministrisë është tejmbushur me qytetarë që kërkojnë revolucion dhe dorëhqjen e kreut të qeverisë Edi Rama.
Një nga pankartat e ditës së sot ka tërhequr vëmendjen, ku ironizophen deklratat e ish-kryeministres Belinda Balluku, në kohën kur kishte krizë energjetike, dhe para se të plaste skandali me tenderat miliarda eurosh për të cilën është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
“Karikuesin e hoqa nga priza, kondicionetrin e lash 24 gradë, bukën shkoj e blej në këmbë, po prapë nuk bleva dot 300 apartamente si Belinda”, thuhet në pankartë.
© Panorama.al















