Mijëra qytetarët në sheshin para godinës së qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, Reuters transmeton “live” nga Tirana

Jun 8, 2026 | 18:53

Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar “live” nga Tirana protestën e mijëra qytetarëve që janë mbledhur sot në sheshin përpara kryeministrisë në duke vijuar protestën masive kundër ndërtimeve dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

protesta reuters

Krahas artikujve për protestën, sot Reuters po pasqyron në kohë reale protestën dhe pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në tubim në rrjetet sociale.

“LIVE: Shqiptarët protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar, i mbështetur nga një kompani e lidhur me Kushner

Shqiptarët po protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar, të mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, në një pjesë të ndjeshme mjedisore të bregdetit të Adriatikut”, shkruan Reuters, krahas transmetimit ‘live’

Protestat, të cilat kanë hyrë në ditën e nëntë radhazi, janë shoqëruar me thirrje të përsëritura për dorëheqjen e kryeministrit.

reuters proteste

© Panorama.al

Te lidhura