Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, ka komentuar protestën në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj pak ditë më parë para SPAK, teksa zhvillohej seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Në studion e “OPEN” në News 24, Bumçi u shpreh se nuk ka ngjashmëri mes protestës së mbështetësve të Berishës dhe atyre të Veliajt, pasi sipas tij, mbështetësit e këtij të fundit janë punonjës të administratës dhe jo qytetarë të thjeshtë.
“Protestat para SPAK janë dy çështja të ndryshme. Në rastin e Velijat, kishim punonjës të administratës që paguhen nga taksat tona, për të kryer punë e ofruar shërbime dhe janë detyruar, me dëshirë, ata paguhen të rrinë në zyrë, dhe janë detyruar të rrinë para SPAK për të protestuar”, tha ish-ministri.
Më tej, ai u shpreh se policia nuk konsideroi mbështetjen e kërkuar nga organi i akuzës e gjykata, pasi po jepnin një mesazh.
“Qartazi regjimi ka dërguar punonjësit, patronazhistët për të protestuar. Regjimi nuk çon policinë për të dhënë mesazh, që ne ju kërcënojmë dhe nuk ju mbrojmë. Është si nata me ditën me protestën opozitës‘, tha ai.
Aldo Bumçi: Protestat para SPAK janë dy çështje të ndryshme. Në rastin e Velijat, kishim punonjës të administratës që paguhen nga taksat tona, për të kryer punë e ofruar shërbime dhe janë detyruar, ose me dëshirë, ata paguhen të rrinë në zyrë, dhe janë detyruar të rrinë para SPAK për të protestuar.
Kur nga organi i akuzës, gjykata, i kërkoi policës mbështetje se po pengohej mjeti ku ishte Veliaj, mjetet e gjyqtarëve, prokurorëve, policia nuk dërgoj mbështetje. Protesta është një e drejtë demokratike, dhe protesta para çdo institucioni është legjitime, duke respektuar. Protestojnë njerëz të lirë, se ne demokratët jemi njerëz të lirë, nuk jemi administratë. Njerëzit te Veliaj janë punonjës administrate, kanë dalë mesazhet.
Një protestë e qytetarëve të lirë i lejohet kujtdo, ajo nuk ishte protestë e qytetarëve të lirë? Pse nuk shkoi policia në mbrojte ku u kërkua lirimi i ambienteve të kalonin makinat? Pse nuk ndihmoj?
Qartazi regjimi ka dërguar punonjësit, patronazhistët për të protestuar. Regjimi nuk çon policinë për të dhënë mesazh, që ne ju kërcënojmë dhe nuk ju mbrojmë. Është si nata me ditën me protestën opozitës. A ka pas letra nga SPAK drejtuar policisë për protestën tonë? Nuk ka pasur. Nuk kemi të bëjmë me dy standarde, por me një regjim.
© Panorama.al











