Fusha me “luledielli” për të pastruar tokën e kontaminuar në afërsi të centralit bërthamor në Fukushima. Ideja është e një grupi studiuesish nga Japonia.
Sipas tyre, lulet e diellit mund të thithin ceziumin radioaktiv vdekjeprurës emëtuar në hapësirë e tokë pas avarive në centralin bërthamor në Fukushima.
Projekti ekologjik kryesohet nga një grup shkencëtarësh që kanë bërë studime në hapësirë nëpërmjet agjencisë hapësinore të Japonisë, JAXA.
“Ne jemi ende duke planifikuar projektin tonë dhe strukturën se si do të funksionojë”- tha njëri nga studiuesit Shimbun Yomiuri Yamashita.
Ai tha, se të mbjellat pritet të nisin në vjeshtë, dhe ne mendojmë që në këtë projekt të përfshihen sa më shumë njerëz.
Një eksperiment i tillë është bërë dhe në kohën e katastrofës së Çernobilit.
© Panorama.al











