Profesorët e huaj: Regjistrimi fetar-etnik mund të sjellë probleme

Mar 25, 2011 | 15:54

TIRANE- Regjistrimi i popullsise mbi baze fetare e etnike duket se ka gjetur edhe kundershtimin e profesoreve te huaj. Gjatë një simpoziumi ndërkombëtar, mbi këndvështrimin e diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan, të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Universiteti i Tiranës, zhvilluar paraditen e sotme, profesoret e ftuar e kane cilesuar problematik nje regjistrim te tille.

Anëtari i Këshillit të Lartë në Universitetin Faith, Mustafa Oscan e cilesoi besimin nje ceshtje krejt individuale mes individit dhe Zotit. E per kete ai ka deklaruar se ne kete kuader duhet te mbetet. “Feja është e drejtuar nga besimi dhe është mes njeriut dhe Zotit. Nuk i di prapaskenat, ndaj s’mund të them më shumë se kaq”, tha Oscan, duke sqaruar se ai nuk i di detajet e kësaj çështjeje dhe as cfarë qëllimesh fshihen pas saj.

Me tej e ka shpene çeshtjen profesori tjeter qe ka referuar, Paul Weller sipas te cilit ky regjistrim mund te sjelle pretendime te pakicave.

“Ky debat është bërë edhe tek ne para 10 vjetësh. Cfarëdo që të bëhet duhet të ketë shumë kujdes, që përgjigjet të mos keqkuptohen dhe të keqpërdoren. Ka një rrezik, që kur të merret përgjigjia, mund të sjellë konkurrencë mes grupimeve fetare dhe kjo është arsyeja që shumë vende s’e bëjnë këtë pyetje”-ka thene ai.

© Panorama.al

Te lidhura