Prof. Ash Tewari, president i Simpoziumit 7 Ndërkombëtar për Kancer Prostate dhe i Kongresit Botëror të Urologjisë Onkologjike, personalisht më ftoi si mik i nderuar bashkë me dy nobelistë.
Prof. Ash Tewari, më ftoi në këtë event me përmasa botërore sepse në simpoziumin e 4-t dhe Kongresin Urologjisë Botërore, që u mbajt në 7-9 nëntor 2019, po këtu, në Manhattan, New York City, fitova vendin e çmimit të 1 (The First Place Prize), me studimin tim :
“PSA IS DEAD, LONG LIVE PSA” (PSA VDIQ, JETË TË GJATË PSA).
Absolutisht, që nga 2019 më ftojnë personalisht në secilin kongres, si mik i nderuar.(Pagesa e regjistrit nga gjithë bota është 400 dollarë, kurse unë e kam pa pagesë (Free). Kongresi Botërore Urologjisë Kanceroze dhe Simpoziumi i 7 Ndërkombëtar për Kancer Prostate u zhvillua në Manhattan, New York City, në dt. 3-5 dhjetor 2025. Në këtë event unë isha i ftuar personalisht, si mik i nderuar i Prof. Ash Tewari (President i Kongresit dhe Simpoziumit). Në kongres pati prezantime, të jashtëzakonshme dhe sesione interaktive që mbulonin çdo aspekt të urologjisë onkologjike nga teknika kirurgjikale, të avancuara si edhe në përfshirjen e Inteligjencës Artificiale dhe mjekësisë digjitale.
Në kongres prisnim:
Prezantimin nga ekspertët klasit botërorë që do të përhapnin kërkimet e reja dhe njohuri klinike.
Demonstrimin të live robotik kirurgji dhe 3D duke treguar rastet me teknikat e fundit. Diskutimet interaktive të rasteve me kancer prostate, kancer vezikë urinare dhe kancer veshkës.
1) Mundësinë e rrjetëzimit me kirurgët, onkologët dhe kërkuesit.
2) Strategjitë praktike për diagnostikimin, trajtimin edhe të sëmundjeve të avancuara.
3) Njohuri për zhvillimin e teknologjisë dhe precizionin e mjekësisë.
4) Inspirimi nga mendimet e liderëve botërorë, duke u informuar për të ardhmen e kujdesit në urologji.
5) Inspirimin e bisedave mbi Inteligjencën Artificiale, imazhet dhe zhvillimin e teknologjisë.
6) Panele që i adresohen shëndetit global dhe iniciativave të shëndetit të burrit.
Kongresi Botëror i Urologjisë Kanceroze dhe Simpoziumi i 7 Kancer prostate u zhvillua me sukses absolut dhe në ato tri ditë, u paraqitën:
Ndryshime të thella shkencore:
1) Mjeshtëri kirurgjikale;
2) Dialogë për përballjen e së ardhmes;
3) Programi solli së bashku zërat me famë botërore, në kërkimet urologjike, onkologjike, kirurgjikale, partnerët në industri dhe udhëheqës shkencore.
4) Nobelisti Harold E. Varmus në simpozium prezantoi me një eksplorim të fuqishëm të zbulimit të kancerit, njohuri gjenetike dhe një mendim për progresin e kërkimeve shkencore për zbulimin e kancerit prostatës.
5) Nobelisti Gregg L. Semenza paraqiti “Ndriçimi i biologjisë së hypoksisë”, “Përgjigja tumorit” dhe “Rrugët kalimtare që ndikojnë në arritjet terapeutike të së nesërmes”.
6) Kirurgjia robotike, live, të paraqitura nga Prof. Ash Tewari, Ketan Badani dhe Peter Wiklund për heqjen e kancerit të prostatës dhe nga të tjerë në heqjen e kancerit veshkës dhe kancerit vezikës urinare.
7) Sesione në përparimin e biomarkuesve PSMA-PET imazhe; Radiomic, Terapia fokale, Imuno-onkologji, të dhënat e studimeve klinike, AI (inteligjenca artificiale) e shtuar në diagnozën dhe Platforma kirurgjisë e gjeneratës tjetër.
8) Ceremonia Gala & Golden robot Awards u zhvillua në Plaza Hotel, New York City, në pikën e referimit ikonike dhe një nga sallat më të mëdha të dhomave historike.
9) Rëndësi iu dha diskutimit në përfshirjen e rolit të AI në kujdesin shëndetësore dhe e ardhmja e AI në drejtimin e inovacionit në urologjinë onkologjike.
Fjalimi im në kongres:
Në kongres vetëm unë dhe dy nobelistët patëm të drejtë që të dilnim në tribunë, jashtë protokollit, për të paraqitur idetë tona për urologjinë kanceroze dhe në veçanti për kancerin e prostatës.
Si fillim bëra prezantimin, tim:
Prof. Dr. KIM DRASA; President i A.U.S.A “MAKSUT DRASA”.
Iu shpjegova se pse shoqata jonë ka emrin e babës, tim:
“Dr. MAKSUT DRASA ka qenë kirurg i përgjithshëm dhe obstetër-gjinekolog, me famë botërore dhe është klasifikuar gjeni i shek.20 (Enciklopedia Amerikane)”. (Duartrokitje masive nga salla).
Në fjalimin tim, paraqita 5 kërkesa:
(1) Kancer prostate:
Themelorja është që kanceri i prostatës të zbulohet sa më parë që në fillim e tij, që është me përmasa shumë të vogla. Shkenca sado e përparuar vazhdon akoma që të rekomandojë Check-up e PSA, për të zbuluar se në qoftë se pacienti ka kancer prostate. Për këtë arsye iu bëra pyetjen që ata u tronditën:
A do mundet shkenca dhe aleanca botërore e meshkujve që të arrijnë në konkluzionin që:
PO QE KJO SHIFËR E PSA (X) ATËHERË JEMI TË SIGURT QË PACIENTI KA PATJETËR KANCER PROSTATE*
Ose në të kundërt duhet të marrim në konsideratë doktrinën e HIPPOCRATES:
*PREMISE WILL NOT HARM FROM THE STUDIES THAT ARE CONCEATRADET ON CANCER SURVIVAL. (Premisat nuk do të dëmtojnë studimet që koncentrohen mbi mbijetesën nga kancerët.).
(2) PROSTATE HEALTH INDEX (PHI):
Ne duhet të heqim rregullin që të bëjmë patjetër Checkup e PSA dhe të fillojmë të bëjmë Check-up e *PROSTATE HEALTH INDEX* (PHI). PHI është tri herë më i sigurt se sa shifra e PSA. Kjo shpjegohet me faktin se në katër biopsi me PSA, të lartë, tri raste dalin negaivë dhe vetëm një rast del pozitiv për kancer prostate kurse e kundërta ndodhë me katër rastet që bëjnë biopsi prostate, me PHI me problem (nën 27), dhe tri raste dalin me kancer prostate. Pra vetëm një pacient mund të mos ketë kancer prostate. Ju rekomandoj të lexoni studimin tim: “PSA VDIQ, JETË TË GJATË PSA”, që morra çmimin e vendit të parë, në këtë lloj eventi, simpoziumi i 4 të dhe Kongresi Botëror i Urologjisë Kanceroze, zhvilluar në nëntor, 2019 (Ichann School, MountSinai).
(3) Check-up i PSA:
Ka shpëtuar jetë kur ka qenë i lartë dhe pacientët janë shqetësuar, por edhe ka marrë jetë kur kanë pas kancer prostate, por PSA ka qenë e ulët. Prandaj mos harroni kurrë më që: “30% e pacientëve me kancer prostate kanë qenë me PSA të ulët dhe më keq akoma se 15% e këtyre rasteve janë me kancer agresiv prostate”. Këtë ndodhi e kam paraqitur që në studimin tim që ju përmenda më sipër dhe që e paraqita në nëntor 2019 (Simpoziumi i 4 dhe Kongresi Botëror i Urologjisë Kanceroze). Artikullin e kam botuar artikullin, në Albania, në gazetat prestigjioze “Panorama” dhe “Mbretëresha e Shëndetit” (e keni në Google). Dhe ky gabim besoj ka ndodhur me Biden se atij i matnin vetëm PSA, por atij i shpërtheu kanceri agresiv prostate, me PSA të ulët. (Në këtë moment, salla, u trondit se ji bërë me pasthirrma: UAAUUUU!
(4) BIOPSIA E PROSTATËS
Absolutisht, mos vazhdoni më me biopsi prostate, me rrugë nga anusi (Trans-Rectale). Kjo mënyrë duhet të ndalohet sepse po shkakton shumë infeksione, se 18-28 shpime me gjilpërën e biopsisë po merr shumë baktere nga anusi dhe po i fut në prostatë dhe kjo po shkakton shumë gjendje septike dhe 40% e tyre janë mortale (vdekjeprurëse). Kërkesa ime është që biopsia e prostatës të bëhet me rrugë suprapubike (në fund të barkut) dhe kështu eliminohet rreziku i krijimit të gjendjeve septike. Kjo ka qenë dhe porosia e babës se ai ka qenë i 2-ti në botë që ka realizuar në vitet ‘50 (në Berat) heqjen e prostatës me rrugë suprapubike, pra pa hapur vezikën urinare, por direkt duke hapur kapsulën e prostatës. Pra, teknikën e Millit (kirurgu irlandez që e bëri i pari në botë). Absolutisht, kjo lloj biopsie duhet të bëhet nën kontrollin me MRI Prostate.
(5) AI (Inteligjenca Artificiale):
Po futet në çdo gjë. Konkretisht edhe në urologji. AI ju po mundoheni ta përdorni për të zbuluar edhe kancerin e prostatës, sipas temave që ju paraqitët, por ju kërkoj: “Mos pranoni dhe mos licenconi që AI të përshkruajë medikamentet për asnjë lloj mjekimi dhe aktualisht, aq më rrezik, për të përcaktuar llojin e mjekimit për kancerin e prostatës se patjetër do gabojë”.
KONKLUZIONET PERSONALE
1) Shkenca do vazhdojë të bëjë kërkime, në zbulimin e kancerit prostatës.
2) Absolutisht, kryesorja është që shkenca të na japë zgjidhjen se si kanceri i prostatës të zbulohet sa më herët që në fillimin e tij.
3) Absolutisht, shkenca ka ngelur në atë (dekada që e thotë) që të matim PSA, rregullisht (çdo vit).
4) Absolutisht, mos harroni studimin tim që 30% e kancereve të prostatës kanë qenë me shifrën e PSA, të ulët.
5) Absolutisht je i sigurt se mund të shpëtosh nga kanceri prostatës vetëm kur kanceri zbulohet, herët, pa kaluar kapsulën e prostatës (sapo e deklaroj, edhe mbreti UK që ka kancer prostate, por jo rrezik jete se ia zbuluan që në fillim dhe ju kërkoj meshkujve që të kontrollohen rregullisht për të zbuluar sa më shpejt në qoftë se ju shfaqet kanceri prostatës).
6) Absolutisht kur kanceri prostatës është brenda kapsulës mund të operohet duke bërë heqjen e prostatës radikalisht.
7) Absolutisht, në qoftë se kanceri prostatës ka dalë jashtë kapsulës, nuk duhet të tentohet për operacion qoftë edhe radikal sepse patjetër e rrezikon pacientin për përhapje të kancerit që mund të shkojë deri në metastaza: sistemin limfatik, rajonal, në tru, mëlçi dhe në sistemin kockor, të baçinit.
8) Absolutisht, check-up i PHI është më i sigurt se sa check-up i PSA, për zbulimin e hershëm të kancer prostate.
9) Absolutisht, check-up prostate duhet të bëhet vetëm me MRI prostate me teknikën PI-RADS.(këtë metodë aplikoj, në klinikë, jo si rutinë por vetëm në rastet kur dyshoj sepse kushton dhe populli po varfërohet).
10) Absolutisht, mos hezitoni por ejani në klinikë, ku do t’ju siguroj që keni apo nuk keni kancer prostate.
Gazeta Panorama
© Panorama.al















