“Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon”- Zbardhja e bisedave të Ballukut, Shehaj: Të japë menjëherë dorëheqjen

Nov 5, 2025 | 17:14

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi pas rrjedhjes të përgjimeve që, sipas tij, zbulojnë mënyrën se si zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në bashkëpunim me drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi dhe me miratimin e Edi Ramës, kanë vjedhur me tenderin e tunelit të Llogarasë.

ervis berberi balluku shehaj

Shehaj tha se komunikimet mes tyre tregojnë qartë një skemë të tipit mafioz, ku vendimet për tenderë merren me “SMS” dhe nën kërcënime.

Ai e quajti këtë një “bandë” dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut dhe Ramës, duke theksuar se “paratë e qytetarëve janë në duart e një bande që vepron mbi kërcënime dhe interesa korruptive.”

“Ky është një skandal i paimagjinueshëm. Prandaj Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt, por bashkë me të edhe Edi Rama, sepse imagjinoni në duart e kujt janë paratë e qytetarëve shqiptarë. Në duart e një bande”, shkruan Shehaj.

LEXO EDHE: “Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS”- Mesazhi që Balluku shkëmben me Berberin! Jep urdhra kur të bëjë publik fituesin e tenderit për Llogaranë

Reagimi i plotë i Agron Shehaj:

Dolën përgjimet që tregojnë qartë sesi Belinda Balluku me drejtorin e saj dhe me shefin e saj kanë vjedhur qytetarët shqiptarë në aferën e tunelit të Llogarasë. Tani, i thotë drejtori, Berberi i thotë Belindës: Shiko, për pak nxjerr tunelin, edhe pak. I përgjigjet Belinda: Prit. Berberi: Për tunelin, okay? Belinda Balluku thotë: Po po, por prit t’i coj fjalën atij ** që kërcënon me SMS.

Okay, i përgjigjet Evis Berberi. Pas dy orësh Belinda i konfirmon, mesa duket ka folur me atë ** dhe ka marrë konfirmimin. Dhe i thotë tani mund ta nxjerresh.

Kjo është mënyra sesi vepron një bandë në fakt, më shumë sesa një qeveri dhe një administratë që duhet të kujdeset për paratë e qytetarëve shqiptarë. Bandat veprojnë në këtë mënyrë, bandat veprojnë nën kërcënimin, por nuk e kemi të qartë kush e ka kërcënuar Belinda Ballukun për nxjerrjen e tenderit për tunelin e Llogarasë. E ka kërcënuar shefi i saj, Edi Rama? E kanë kërcënuar bandat? Apo e kanë kërcënuar ata që kanë fituar tenderin?

Ky është një skandal i paimagjinueshëm. Prandaj Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt, por bashkë me të edhe Edi Rama, sepse imagjinoni në duart e kujt janë paratë e qytetarëve shqiptarë. Në duart e një bande.

© Panorama.al

Te lidhura