Nëntë persona u vranë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur në një valë sulmesh ruse në Ukrainë, gjatë të cilave edhe një monument i rëndësishëm fetar në Kiev u përfshi nga flakët, raporton BBC.
Katër persona u vranë në sulmet ndaj Kievit, ndërsa pesë punonjës të ekipeve të shpëtimit vdiqën duke u përpjekur të shuanin një zjarr të shkaktuar nga një sulm rus në qytetin verilindor të Kharkivit, thanë zyrtarët ukrainas.
Katedralja e Fjetjes së Krishtit e shekullit të 11-të u dëmtua ndjeshëm, ndërsa kryeministrja ukrainase Yulia Svyrydenko e quajti një “sulm brutal ndaj popullit dhe trashëgimisë sonë”.
Ndërkohë, një sulm me dron ukrainas në qytetin rus të Tulës, në jug të Moskës, vrau tre persona dhe plagosi tre të tjerë, përfshirë një fëmijë njëvjeçar.
“Ne do të iniciojmë urgjentisht të gjitha procedurat përkatëse brenda UNESCO-s dhe të gjithë mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, duke kërkuar përgjigje të menjëhershme dhe adekuate ndaj këtij barbarizmi shtetëror”, tha ministri i punëve të jashtme i Ukrainës, Andrii Sybiha, në një deklaratë për X, duke iu referuar Katedrales në manastirin Kiev Pechersk Lavra.
Sulmet vijnë përpara një takimi të G7 këtë javë në Francë, ku lufta në Ukrainë është në axhendë.
© Panorama.al












