Ka qenë një vit i mbarë për dukën e Kembrixhit, princin William. Një grua e bukur, një turne i suksesshëm mbretëror dhe tani, përmendja e tij si burri me më shumë influencë në botë për këtë vit, sipas sondazheve. Princi William ka mundur kështu në klasifikim Kryeministrin britanik David Kameron, bashkëthemeluesin e “Apple”, të ndjerin Steve Jobs, Presidentin amerikan Barak Obama, themeluesin e “Facebook”, Mark Zukerberg. Njëzetenëntëvjeçari i martuar me Kejt Middleton, edhe ajo 29 vjeç, thuhet se i ka ngritur pikë familjes mbretërore, duke i bërë ata “të pranueshëm dhe të këndshëm”. Drju Lubega, editor i ueb-faqes “AskMen.com”, i cili organizoi sondazhin dhe studimin, tha se William e ka përmirësuar imazhin e familjes mbretërore “në një mënyrë që brezat e mëparshëm dështuan”. Presidenti Obama u rendit i 10-ti në sondazhin ku morën pjesë 7200 meshkuj nga mosha 18 në 40-vjeçare.











