Erjola Braha, presidentja e “Alehandro Group”, një nga kompanitë më të mëdha shqiptare të tregtimit të verërave, është takuar me përfaqësues të familjes “Rothschild” në Francë, me Saskia de Rothschild, Philippe Sereys de Rothschild dhe Frédéric Mairesse.
I pranishëm në takim ka qenë edhe ambasadori shqiptar në Francë, Dritan Tola.
Alehandro Group i përshkruan takimet si një forcim i aleancës strategjike mes kësaj kompanie me një nga familjet më prestigjioze të verës franceze.
“Erjola Braha, Presidente e Alehandro Group, me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, dhe përfaqësuesit e familjes Rothschild – Saskia de Rothschild, Philippe Sereys de Rothschild dhe Frédéric Mairesse.
Një moment që forcon aleancën strategjike mes Alehandro Group dhe një prej familjeve më prestigjioze të verës franceze, për përfaqësimin në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor të ikonave si Château Lafite Rothschild dhe Champagne Barons de Rothschild.”, njofton kompania.
© Panorama.al















