I kishin dhene vetem disa dite jete, por ai jeton prej 7 vjetesh me gjysme zemre dhe mjeket e kane quajtur nje mrekulli. Rasti i Sammy Hori, publikuar nga “The Sun” ka mrekulluar jo vetem prinderit, por edhe mjeket.
Djali lindi me nje keqformim, pasi sipas mjekeve ai kishte vetëm një barkushe të zemrës. Pas kesaj, mjeket i hoqen shpresat prinderve duke i dhene vetem disa dite jete. Por foshnja duket kishte lindur me fat, pasi iu nenshtrua tre nderhyrjeve te veshtira e tashme eshte ne gjendje te vrapojë, ashtu si të gjithë moshatarët e tij. Madje, edhe te luaje futboll.
“Është e pabesueshme t’a shohësh duke luajtur futboll me miqtë e tij, ndërsa askush nuk priste që të jetonte më shumë se një javë”- ka thene nena e tij, 41-vjeçarja Eileen.











