Prej 25 ditësh protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politike! Ja porositë që u jep për qytetarët

Jun 24, 2026 | 11:12

 

Në një kohë kur sot protesta qytetare hyn në ditë e saj të 25-të, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat e kabinetit.

edi rama mbledhja e grupit te ps (2)

Gjatë takimit, kreu i qeverisë është ndalur në vlerësimin e situatës së krijuar nga protestat, duke e cilësuar atë si një “luftë digjitale”.

Rama mësohet të ketë kërkuar që të gjithë drejtuesit të zbresin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët, me qëllim dëgjimin e shqetësimeve reale të tyre, pavarësisht bindjeve politike.

© Panorama.al

Te lidhura