Aktivisti i bën thirrje shqiptarëve: Ne ju duam shumë, po tentojnë të na përçajnë! Të shtunën në 27 qershor ejani në protestën tonë kombëtare!

Jun 25, 2026 | 20:48


Sot u zhvillua dita e 26-të e protestës së mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama para godinës se Kryeministrisë.


Një prej aktivistëve iu drejtua shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë duke i ftuar të mblidhen sërish në Tiranë ditën e shtunë më datë 27 qershor në një protestë kombëtare.

Aktivisti: Dua të jap një mesazh shumë të rëndësishëm për shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Lugines se ne që jemi këtu ju duam shumë. Nuk e mohojmë kontributin tuaj në luftë edhe kur juve ju instrumentalizojnë kundër nesh. Jeni heronjtë. Po nxisin përçarje por ne u kthehemi me gjuhën e dashurisë vëllazërore. Kështu që i bëj thirrje të gjithëve, të shtunën në datë 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare. I bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen në mënyrë masive të tregojmë forcën e popullit shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura