Protestuesi Ilir Xhemalaj: 60 studentë të Akademisë së Policisë janë helmuar, nuk i mbrojnë dot! Policia të arrestoj Ramën

Jun 25, 2026 | 20:57

Gjatë protestës së 26-të para Kryeministrisë, aktivisti Ilir Xhemalaj ka ngritur shqetësimin lidhur me helmimin e 60 studentëve të Akademisë së Policisë.

“Sot më kanë shkruar shumë studentë të Akademisë së Policisë, na thonë që brenda dy muajsh janë helmuar dy herë. 60 studentë të Akademisë së Policisë janë helmuar”, u shpreh Xhemalaj.

Ai tha se policia nuk është në gjendje të mbrojë as vetë studentët e saj, ndërsa i bëri thirrje të arrestojnë kryeministrin Edi Rama.

“Kjo polici nuk ruan dot studentët e saj, ndaj i bëj thirrje që sot të marrin vendime dhe të arrestojnë Edi Ramën”, deklaroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura