“S’jeni hajdutë, por kriminelë!”- Protestuesja i drejtohet Ramës: Ik merre edhe Saliun me vete! Jo vetëm dorëheqje, por edhe hetim e sekuestrim! Ta marr vesh bota kush jeni

Jun 25, 2026 | 20:24

Një qytetare ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë protestës së 26-të radhazi para Kryeministrisë, ku ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe hetim të thelluar ndaj tyre, madje edhe sekuestrim të pasurive që i kanë vjedhur popullit.

“Kërkojmë jo vetëm dorëheqjen, por edhe hetim deri në maksimum dhe sekuestrim të pronave që kanë vjedhur. Klasën kapitaliste e keni krijuar. E krijoi Sali Berisha kur ti ishe në Francë me thonjtë pa prerë. Erdhe ti dhe vazhdove rrugën e Saliut. Ju jeni një bandë enveriste, këlyshat e Enverit të ndarë në klane”, tha ajo.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos përçahen dhe të vijojnë protestat deri në largimin e qeverisë.

“Shko, merr Saliun me vete dhe ikni. Bandë kriminelësh, keni krijuar banda këto 36 vite, jeni pasuruar dhe keni shtypur popullin. Një thirrje për ju, qëndroni deri në vdekje, mos e lëshoni, mos u përçani, mos bini pre e këtyre horrave, se këta mundohen t’ju përçajnë”, tha ajo.

Qytetarja: Kam dy fjalë për Edi Ramën. Ramiz Alia tha, po krijojmë një klasë kapitaliste që të na mbajë në pushtet në përjetësi, por siç duhet, përjetësia duhet të mbarojë. Ose është duke mbaruar. Kërkojmë jo vetëm dorëheqjen, por edhe hetim deri në maksimum dhe sekuestrim të pronave që kanë vjedhur.

Klasën kapitaliste e keni krijuar. E krijoi Sali Berisha kur ti ishe në Francë me thonjtë pa prerë. Erdhe ti dhe vazhdove rrugën e Saliut. Ju jeni një bandë enveriste, këlyshat e Enverit të ndarë në klane. Ta marrë vesh rinia, që akoma ndoshta nuk e di dhe studion ende librat e Enverit në shkollë.

Ndaj jep dorëheqjen, jo vetëm ti, por komplet sistemi që keni. Me SPAK-un, me ministritë, me komplet. Se e ke shkatërruar Shqipërinë në qelizat më të vogla. Ke shkatërruar sistemin e arsimit, ku po rriten fëmijët duke u therur me thikë në shkollë. Po rrit një brez që do ta shtypësh edhe më shumë. Po vdesin njerëzit nëpër spitale pa ilaçe, pleqtë mezi jetojnë.

Ju nuk jeni hajdutë, por kriminelë, këlyshat e Enverit të ndarë në banda. Jeni vetëm banda hajdutësh dhe kriminelësh. Jep dorëheqjen dhe kryej punë. Do t’i dalësh për zot Ukrainës, dili për zot vendit tënd. Ta marrin vesh Evropa dhe SHBA-ja kush jeni ju.

Shko në Francë dhe kërko lëmoshë, se atje jeni mbledhur ju, këlyshat e Enverit. Shko, merr Saliun me vete dhe ikni. Bandë kriminelësh, keni krijuar banda këto 36 vite, jeni pasuruar dhe keni shtypur popullin.

Një thirrje për ju, qëndroni deri në vdekje, mos e lëshoni, mos u përçani, mos bini pre e këtyre horrave, se këta mundohen t’ju përçajnë. Jo Irani, jo Rusia e Anglia, serbi e greku. Ne kemi punën tonë: të ikë qeveria. Kjo është pika e parë.

© Panorama.al

Te lidhura