Vijoi edhe në ditën e 26-të protesta masive e qytetarëve në Tiranë përpara Kryeministrisë.
Në nisje të protestës një prej protestuesve mori fjalën në podiumin e improvizuar teksa tha se në këto 3 ditë pushteti i Ramës është tronditur.
Ai shtoi se protesta e të rinjve shpiku turizmin e protestave teksa ata i treguan mbarë botës sa i korruptuar dhe kryeministër i keq është Rama.
Protestuesi: Sot që jemi në ditën e 26 i kemi parë si janë tmerruar dhe kanë 3 dite që nuk po gjejnë vend ku të futen. Po shpikin çdo lloj skenari për ti ikur të vërtetës popullore kërkesave që për 25 ditë me radhë i kemi thirrur së bashku në këtë shesh. Kanë shumë ditë që po mundohen të na hedhin trutë e gomarit se dëmtojnë turizmin. Jemi vendi i parë në botë që kemi shpikur turizmin e protestave. Kemi treguar se nuk kemi vetëm vende të bukura, por dhe njerëz mikpritës, njerëz të qytetëruar.
Njerëz që dinë të vlerësojnë natyrën. Kemi parë mobilizim të jashtëzakonshëm në mbarë Europën dhe mbarë botën. Thanë me ditë radhë që janë ngritur kundër një resorti ,por falë qëndresës kemi çuar zërin përtej Shqipërisë për thyer imazhin e kryeministrit të mirë këtij kryeministrit të keq. E kanë marrë vesh se qeveris keq dhe është kryeministër i korruptuar.
© Panorama.al











