FOTOLAJM/ “ Nuk shkohet në Evropë me hajdutë!”- Pankartat pikante, qytetarët demaskojnë Ballukun: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

Jun 25, 2026 | 19:40

Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 26-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Të mbledhur në sheshin Skënderbej për të marshuar më pas drejt kryeministrisë, qytetarët kanë shpalosur dhjetëra pankarta, ku nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë, ironitë për premtimet politike dhe kritikat ndaj zyrtarëve të lartë.

Një nga pankartat më të komentuara ishte ajo që i referohej ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku shkruhej: “Imazhin e Shqipërisë nuk e prish populli, por lubitë që e zhvasin!”

pankarta protesta 26 (1)

Po ashtu, protestuesit kanë ironizuar deklaratat e qeverisë për integrimin europian me pankartën: “Nuk shkohet në Europë me hajdutë!”

pankarta protesta 26 (2)

Një tjetër mesazh i drejtohej drejtpërdrejt kryeministrit Rama: “O Rame, në Europë nuk shkohet duke u sjellë si Putin, Xi dhe Erdogani” dhe “Na keni thënë: ‘S’ka alternativë’. Ne po ju themi: ‘S’ka durim më!’”

pankarta protesta 26 (5)

Ndërsa një tjetër mesazh ironizonte foton e re të kryeministrit në rrjetet sociale: “Ne flasim për hallet, Rama poston flamingo. Realiteti nuk fshihet me kartolina.”

Pankartat janë kthyer tashmë në një nga elementët më të spikatur të protestave të përditshme, ku qytetarët zgjedhin të përcjellin mesazhet e tyre politike përmes ironisë dhe sloganeve kundër qeverisë.

pankarta protesta 26 (4) pankarta protesta 26 (3)

© Panorama.al

Te lidhura