FOTOLAJM/ “Për vendime anti-shqiptare”- Protestuesit afishojnë ‘njoftimet’: Shpallet në kërkim, Rama, Balluku dhe Balla

Jun 25, 2026 | 20:44

Pankartat me tone ironike dhe simbolike kanë tërhequr sërish vëmendjen gjatë protestës së 26-të radhazi para Kryeministrisë.

wanted pankarta 26 balla, balluku, rama ,zegjine, bido,  (3)

Qytetarët kanë afishuar në shesh “njoftime kërkimi”, ku janë përfshirë emra të figurave kryesore të qeverisë dhe mazhorancës, si kryeministri Edi Rama, ish-vartësja e tij Belinda Balluku dhe deputeti dhe ish-ministri Taulant Balla.

wanted pankarta 26 balla, balluku, rama ,zegjine, bido,  (1)

Në një nga pankartat shkruhej: “WANTED – Paaftësi pune – Taulant Balla – ish-ministër / Reward: $10,000,000”.

Ndërsa një tjetër pankartë i referohej ish-zëvendëskryeministres Balluku:  “WANTED – Për marrje vendimesh anti-shqiptare – Belinda Balluku – ish-zv.kryeministre / Reward: $10,000,000”

wanted pankarta 26 balla, balluku, rama ,zegjine, bido,  (5)

Mes pankartave ishte edhe një për kryeministrin Edi Rama: “WANTED – Për marrje vendimesh anti-shqiptare – Edi Rama – ish-kryeministër / Reward: $10,000,000”

Në protestë u shfaqën gjithashtu edhe pankarta me tone ironike ndaj figurave të tjera të PS-së, si deputetja Zegjine Çaushi, të cilën qyetarët e kanë “emëruar” përfaqësuese të PS në Instagram, si dhe deputeti Ardit Bido, i “emëruar” si përfaqësues i Partisë Socialiste në mediat ‘kazan’.

wanted pankarta 26 balla, balluku, rama ,zegjine, bido,  (4) wanted pankarta 26 balla, balluku, rama ,zegjine, bido,  (2)

 

 

© Panorama.al

Te lidhura