Emigrantja: Të gjithë kombet na thonë; jemi krenar për ju shqiptarë! Shqipërinë po e shpopullon Edi Rama! Udhëheqësi më tradhtar që ka patur kombi

Jun 25, 2026 | 20:31


Vijoi edhe në ditën e 26-të protesta masive e mijëra qytetarëve para Kryeministrisë.

emigrantja

Një prej folësve ishte dhe një emigrante që jeton jashtë prej 33 vitesh. Ajo u shpreh se Rama është politikani më dështak që ka patur ndonjëherë vendi. Sakaq shtoi se ai po shpopullon vendin dhe se tani po u grabit pronat shqiptarëve.

Emigrantja: Të gjithë nacionalitet më thonë kemi proud of you albanians. Kam shumë arsye të protestoj. Një gjë nuk ia fal vetes nuk isha kur babai im mbylli sytë. Këtë na e bëri politika 36-vjeçare. Dhe tani po na shet pronat. Do na lerë pa një copë varr. Edi Rama tradhtari i këtij kombit. Të gjithë e mendonin si vizionare. Por ai ishte një basketbollist, piktor dështak, politikan dështak, fëmijë dështak, baba dështak. As turqit as komunizmi nuk e shiti atdheun tonë.

© Panorama.al

Te lidhura