“Pozita rëndohet dhe mund të kërkohet leja për arrest”- Klodiana Lala: Hetim i ri pasuror ndaj Ballukut! SPAK do rikërkojë heqjen e mandatit

Feb 23, 2026 | 21:48

Gazetarja Klodiana Lala ishte mbrëmjen e sotme në Studio24, teksa foli për mbledhjen e sotme në Këshillin e Mandateve ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

klodiana lala

Lala thekson se me hetimin e ri pasuror të nisur nga SPAK ndaj Ballukut, pozita e saj mund të rëndohet dhe të kërkohet masa e arrestit.

Ndërsa sipas saj, fjala e Ramës se Balluku ka kërkuar 3 herë dorëheqjen por kryeministri nuk e ka pranuar, nuk është argument.

Lala: Kemi një risk shumë të madh, pritet miratimi ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Nuk u bënë kot, u bënë specifikisht për të mbrojtur Belinda Ballukun. Nëse Rama nuk do ta mbronte dhe iu tha shqiptarëve se po mbroj zyrtarët nga disa njerëz që vetë Rama u ka dhënë shpatën, ndërkohë po të njëjtëve u thotë më fal po keni ardhur te kopshti im. SPAK mund ta rikërkojë mandatin, nëse gjatë hetimit të ri të nisur, hetimit pasuror gjenden prova fakte skema për pastrim parave. Pozita rëndohet dhe mund të kërkohet leja për arrestin.

Mendoj se Apeli i GJKKO e ka pezulluar. Momentin që GJK dha vendimin, të nesërmen GJKKO duhej të zhvillonte seancë. Ka një makineri shtetërore drejtuar nga Rama që po bën çmos mbrojtjen e Ballukut. Drejton shigjetat ndaj zotit Rama.

Është zbuluar dhe te AKSHI grup kriminal. Janë zhvatur mln euro. Të dhënat tona janë në duart të paautorizuara. Zoti Rama do thotë që Balluku mund ta ketë dhënë dhe 25 herë dorëheqjen, por ky nuk është argument. Po të jetë kështu të dalë Balluku në konferencë të thotë jap dorëheqje të parevokueshme.

© Panorama.al

Te lidhura