“O milet, Rama ka siklet!”- Përfundon protesta e 46-të për dorëheqjen e kryeministrit, qytetarët mbyllin marshimin kilometrik në Tiranë: Nesër më shumë!

Jul 15, 2026 | 22:22

Është mbyllur protesta e 46-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me qytetarët që kanë përfunduar marshimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.

Protestuesit nisën marshimin nga selia e qeverisë, duke vijuar drejt Parlamentit, më pas në zonën e 9-katësheve, drejt Tajvanit dhe u rikthyen sërish para zyrës së kryeministrit.

Gjatë gjithë lëvizjes nëpër kryeqytet, qytetarët përsëritën thirrjet e tyre kundër qeverisë, mes tyre edhe “O milet, Rama ka siklet!”, “Rama, jep dorëheqjen!” dhe slogane të tjera të protestës.

Në përfundim të marshimit, protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndrimin e tyre edhe ditët në vijim, duke mbyllur tubimin me thirrjen: “Nesër më shumë!”.

Screenshot 2026-07-15 222209 Screenshot 2026-07-15 212950 Screenshot 2026-07-15 213100

© Panorama.al

Te lidhura