Soledad Sanchez Mohamed, kandidate për bashkinë e Ciutadella, Minorca në Spanjë është detyruar të tërheqë posterat e fushatës elektorale, pas skandalit të madh që pasoi publikimi i tyre.
Në imazhet e stampuara të përafqësueses demokrate paraqitej busti nudo, me gjokset e zbuluar, mbështjellë nga dy duar mashkullore. Poshtë tyre, shënimi me të madhe: “Dy argumente të mëdha”. Posterat u kritikuan ashpër, u vlerësuan si përcmues dhe provokues dhe pas ankesës së pafund të qytetarëve, kandidatja i tërhoqi.











