Protestave masive brenda dhe jashtë vendit i janë bashkuar për të disatën ditë radhazi edhe qytetarët e shumtë të Korçës.
Për shkak të çeljes së sezonit turistik, që përkon edhe me zhvillimin e Karnavaleve të Korçës, protesta e sotme është organizuar me kufizime në fund të pedonales së qytetit.
Zona ku u mblodhën protestuesit ishte e rrethuar me shirita sigurie, por kjo nuk i pengoi ata të organizoheshin dhe të ngrinin njëzëri thirrjet “Poshtë Qeveria”.
Policia ka qenë e pranishme në terren për të garantuar mbarëvajtjen e situatës, si gjatë protestës ashtu edhe gjatë aktiviteteve të Karnavaleve.
Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që nesër “t’u bashkohen në numër edhe më të madh”, duke theksuar se “rrethimi me shirita nuk do ta ndalë zërin e tyre”.
© Panorama.al















