Berisha: “Aleanca për qytetarin”, shtëpia juaj

Apr 23, 2011 | 11:37

POLICAN- Kryeministri Sali Berisha ka ftuar nga Policiani shqiptarët të urdhërojnë në shtëpinë e “Aleancës për qytetarin”, e vetmja që ka ne qender  interesat e tyre dhe është zgjidhje për problemet qe kane.

Nga Policani, ku ka prezantuar sot paradite kandidatin për bashkinë, Çaush Qato, Berisha premtoi mbështetje të plotë të cdo projekti në të mirë të banorëve dhe zhvillimit të zonës.

Gjatë fjalës së tij para banorëve të pranishëm, kryeministri premtoi, se qeveria do të bëjë gjithçka për të shndërruar kombinatin e Poliçanit në një qendër të fuqishme të punësimit të banorëve të kësaj bashkie.

“Ky proces, u shpreh kryeministri ka nisur me sukses të plotë. Sot janë rreth 460 punonjës që punojnë në këtë kombinat, nga vetëm 130 që ishin 6 muaj më parë. Ju garantoj se ky numër do të trefishohet në një kohë të shkurtër”- tha ai.

“Fitorja në zgjedhje përbën një sukses për çdo njeri. Për qytetaret më i miri, më i rëndësishmi është ai fitimtar që arrin që fitoren e tij ta shndërrojë në sukses dhe meritë për qytetarët siç do bëjë kandidati Çaush Qato. Ndaj dhe ju ftoj të urdhëroi pavarësisht nga bindjet politike në shtëpinë e Aleancës për qytetarin. kjo është shtëpia juaj, është shtëpia e interesave tuaja, e fëmijëve tuaja, e familjeve tuaja”- tha Berisha.

Ai kujtoi se pavarësisht se këto vite nuk kanë qene vite të lehta për shqiptarët, në një kohë të shkurtër u bënë realitet ëndrra të mëdha, që nga anëtarësimi në NATO, lëvizja e lirë dhe shumë shpejt edhe integrimi në BE.

© Panorama.al

Te lidhura