Pogradeci në festë, Shkëmbi: E mbajtëm fjalën me tifozët

Apr 3, 2011 | 10:20
Presidenti i ekipit te futbollit te Pogradecit Artan Shkembi

Pogradeci ka arritur rekord më vete në fushën e tij, teksa ka marrë fitoren e dymbëdhjetë në këtë kampionat, pasi ka triumfuar 2-0 ndaj Besëlidhjes.Takimi është shoqëruar edhe me incidente, ku është lënë pa ndjenja sulmuesi i pogradecarëve Eminhazeri, i goditur nga lezhjanët. Pas 18 vitesh, Pogradeci rikthehet në Superiore. Pas fitores së arritur, presidenti i Pogradecit, Artan Shkëmbi, ka qenë tepër entuziast. “Në qytet ka pasur një festë të madhe dhe popullore, sepse kanë qenë në stadium mijëra tifozë, të cilët e ëndërronin Pogradecin në Superiore. Mendoj se kemi realizuar një nga premtimet që iu bëmë tifozëve në fillim të sezonit. Praktikisht jemi në Superiore dhe jam shumë i lumtur për këtë, sepse nuk zhgënjyem gjatë gjithë sezonit. Është një arritje e madhe nga ana e skuadrës dhe e stafit dhe ju premtojmë tifozëve se edhe vitin tjetër do të kemi një skuadër të fortë dhe të denjë për t’u matur me më të mirat e kampionatit shqiptar”, tha presidenti i ekipit të Pogradecit, Artan Shkëmbi.
Kamza -Tërbuni 0-0
Skuadra e Kamzës ka bërë një tjetër hap fals në fushën e saj, ku ka barazuar pa gola me Tërbunin. Ekipi i drejtuar nga Skerdi Bejzade ka humbur dy pikë mjaft të vlefshme për objektivat që ka, ndërsa pukjanët me lojën që zhvilluan, e kanë merituar plotësisht pikën e marrë. Madje miqtë edhe mund të fitonin, nëse do të shfrytëzonin me kujdes rastet që patën gjatë lojës.
Lushnja- Vlora 3-0
Më në fund, Lushnja është kthyer te fitorja. Verdhejeshilët kanë mundur vlonjatët me rezultatin 3-0, ndryshe nga takimet me Partizanin dhe Tërbunin që ka triumfuar ngushtë 1-0. Verdhejeshilët kanë rigjetur repartin e sulmit, pasi të dy sulmuesit, Metushi si edhe serbi Mijatoviç kishin plot 779 minuta që nuk shënonin.
Mamurrasi-Apolonia 1-0
Mamurrasi hedh një hap të sigurt drejtë play-off-it, ndërsa ka arritur të mundë Apoloninë me rezultatin minimal 1-0. Mamurrzakët e kanë zhbllokuar shumë shpejt takimin me anë të Ivanajt, që ka shënuar në minutën e 6-të. Hapi i gabuar i Besëlidhjes, bën që bardhejeshilët të vazhdojnë të mbajnë vendin e katërt.
Luftëtari – Gramozi 3-1
Luftëtari ka bërë detyrën në sfidën e javës së 24-t, teksa ka hipotekuar fitoren e radhës në shtëpi ndaj Gramozit. Kjo fitore ka ardhur si rrjedhojë e një takimi të zhvilluar në mënyrën më të mirë, nga bluzinjtë. Luftëtari shkon në vend të nëntë, në kuotën e 31 pikëve.
Gramshi-Burreli 1-0
Gramshi merr një fitore mbijetesë në shtëpi ndaj Burrelit. Ka qenë Koçi, ai që i kë dhënë fitoren vendësve. Matjanët e kanë pasur të vështirë që të kthejnë rezultatin. Me tri pikët e marra, gramshakët kalojnë të 14-tët në renditje, duke lënë pas Bilisht Sportin, edhe pse me pikë të barabarta, por me golavarazh më të mirë.

Kategoria e pare

JAVA E 24-t/ (2 prill 2011)

Ada – Bilisht Sporti    4-1
Gjini 5′, Baçi 13′, Hajdari 57′, Nika 59’/Duka 34′
Lushnja – Vlora    3-0
Metushi 45’+2, Mijatoviç 59′, Gjoni 90’+3
Pogradeci – Besëlidhja    2-0
Pengu 19′, Rraboshta 72′
Kamza – Tërbuni    0-0
Mamurrasi – Apolonia    1-0
Ivanaj 6′
Luftëtari – Gramozi    3-1
Stoja 51′, Shkoza 73′, 82’/Bilibashi 21′
Partizani – Tomorri    0-2
Galica 54′, 58′
Gramshi – Burreli    1-0
L.Koçi 11′

RENDITJA    N    F    B    H    G+    G-    P
1 POGRADECI    24    19    1    4    40    16    58
2 TOMORI    24    16    2    6    38    17    50
3 KAMZA    24    13    9    2    31    14    48
4 APOLONIA    24    13    5    6    35    22    44
5 BESELIDHJA    24    12    7    5    30    15    43
6 MAMURRASI    24    11    3    10    20    20    36
7 LUSHNJA    24    10    2    12    30    19    32
8 GRAMOZI    24    10    2    12    29    38    32
9 LUFTËTARI    24    8    7    9    18    26    31
10 ADA    24    8    3    13    29    33    27
11 BURRELI    24    7    5    12    22    28    26
12 TËRBUNI    24    7    5    12    19    32    26
13 VLORA    24    7    4    13    24    32    25
14 GRAMSHI    24    6    6    12    16    28    24
15 B.SPORTI    24    7    3    14    29    52    24
16 PARTIZANI    24    4    4    16    14    32    16

© Panorama.al

Te lidhura