Po tentonte të largohej nga vendi, kapet në Qafë-Thanë 38-vjeçari i kërkuar në Fier! Ja për çfarë akuzohej i riu nga Librazhdi dhe masa që u vendos ndaj tij

Jan 9, 2026 | 15:24

Po tentonte të arratisej nga Shqipëria, kapet në kufi me Maqedoninë e Veriut 38-vjeçari i kërkuar.

policia qafe thane

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, lokalizuan dhe prangosën në dalje të vendit, të dyshuarin N. L., banues në Librazhd.

“Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas më datë 20 dhjetor 2025, ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Fier, për veprën penale “prerja e paligjshme e pyjeve”. Pas kryerjes së veprimeve procedurale  dhe pas konsultimit me Prokurorin, 38-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë”, bëri me dije policia e Korçës ditën e sotme (9 janar).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura